Kurs online për zyrtarët publikë

Intermediate

Kurs online për zyrtarët publikë

Overview

Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit janë një prej çështjeve më të rëndësishme në shoqëri.

Korrupsioni cenon besimin e publikut në institucionet publike dhe bën që institucionet publike të kthehen në funksion të interesave private dhe jo në funksion të interesit publik. Korrupsioni është ndër arsyet kryesore të mos zhvillimit ekonomik.

Në rastin e Kosovës, ka kohë që parandalimi dhe luftimi i korrupsionit paraqiten si nevojë dhe urgjencë shoqërore. Për këtë qëllim, deri më tani janë ndërmarrë masa të ndryshme, ku vazhdimisht janë miratuar e ndryshuar ligje të shumta dhe janë themeluar mekanizma të ndryshëm. Megjithatë, deri më tani, Kosova nuk ka treguar rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit.

Duke e pasur parasysh se përgjegjësinë primare për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit e kanë institucionet të cilat janë të mandatuara ta bëjnë këtë, angazhimi i gjithë shoqërisë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit është i një rëndësie të veçantë. Për ta bërë këtë, kruciale është njohja e konceptit të korrupsionit, institucioneve që janë të mandatuara për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin, procedurat e raportimit dhe trajtimi të rasteve të korrupsionit etj.

Ky modul trajnimi ka për synim dhënien e sqarimeve lidhur me tema të ndryshme që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Duke filluar me definimet bazike në lidhje me korrupsionin, ky modul trajton edhe mekanizmat kundër korrupsionit në Kosovë dhe mënyrat masat adekuate që duhet ndërmarrë me qëllim të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.

Njëra prej masave të fuqishme për parandalimin e korrupsionit është sinjalizimi. Të punësuarit në sektorin publik dhe privat, shpesh kanë informacione të rëndësishme se një shkelje ka ndodhur, është duke ndodhur apo mund të ndodhë. Raportimi i këtyre informacioneve është i një rëndësie të veçantë për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Megjithatë, për shkak të rrezikut të hakmarrjes për shkak të këtij raportimi, të punësuarit mund të hezitojnë të raportojnë. Me qëllim të mbrojtjes së sinjalizuesve nga veprimet hakmarrëse për shkak të sinjalizimit të bërë, Kosova ka miratuar Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Me qëllim të shfrytëzimit adekuat të mbrojtjes që ofron ky Ligj, njohja me të është e një rëndësie të veçantë.

Ky Modul ofron sqarime detajuese në lidhje me kuptimin e procedurës së sinjalizimit, mbrojtjes që u ofrohet sinjalizuesve dhe procedurës së realizimit të mbrojtjes së ofruar me Ligj.

Në anën tjetër, parandalimi i konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik është masë e rëndësishme për ruajtjen e integritetit të institucioneve publike. Kjo në atë mënyrë që të shmangen situatat e vendimmarrjes nga një zyrtar publik i cili në një çështje zyrtare ka një interes privat. Ky modul do të ofrojë sqarime të mjaftueshme të cilat mundësojnë identifikimin, raportimin dhe shmangien e konfliktit të interesit.

Përtej kësaj, Moduli elaboron edhe rëndësinë e transparencës në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Përpos sqarimit konceptual, Moduli ofron edhe shpjegime praktike se si të realizohet transparenca, në rastet kur institucionet publike hezitojnë të jenë transparentë.

Moduli po ashtu trajton edhe gjendjen aktuale të luftimit të korrupsionit në Kosovë duke përfunduar me reformat që nevojiten në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.

Deleting Course Review

Are you sure? You can't restore this back

Course Access

This course is password protected. To access it please enter your password below:

Scroll to top